Në kohën kur shumë media gjermanofone e kishin potencuar prej kohësh se nuk do ketë zgjerim të BE dhe duhet të ndalohet gënjeshtra e zgjerimit, tashmë vjen një fjali e sinqertë nga presidenti francez Emanuel Macron, informon foldrejt.com.
Ai bëri të ditur se do bllokojë çdo tentativë për zgjerim të BE.
“Do të refuzoj çdo lloj të zgjerimit përpara një reforme të thellë të funksionimit tonë institucional”, tha Macron të hënën, duke shtuar se ne s’po merremi vesh me 28 anëtarë dhe jo më me më shumë shtete.
Deklarata vjen pavarësisht paralajmërimeve se shtyrja e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të minojë stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka paralajmëruar në muajin maj se çdo dështim për të nisur negociatat së shpejti “mund të minojë stabilitetin dhe të shkurajojë seriozisht reformat e mëtejshme”.