Presidenti francez Emmanuel Macron tha në samitin e klimës COP27 se do të ishte e nevojshme të ktheheshin në negociatat Rusi-Ukrainë “në një moment”, duke shtuar se kjo duhet të bëhet “nën kushte dhe në një kohë të zgjedhur nga Ukraina”, sipas TFI INFO, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Më herët, më 7 nëntor, presidenti Volodymyr Zelensky tha në një fjalim video se ishte i gatshëm të zhvillonte negociata me Rusinë vetëm për kushtet e rivendosjes së integritetit territorial të Ukrainës në përputhje me kartën e OKB-së, kompensimin për dëmet, si dhe dënimin e të gjithë ata që janë të përfshirë në krimet e luftës të kryera në Ukrainë.
Më 5 nëntor, Washington Post raportoi se administrata Biden po i kërkonte privatisht udhëheqjes së Ukrainës që të demonstronte gatishmërinë e saj për të filluar negociatat me Rusinë në mënyrë që vendet perëndimore të mund të vazhdonin të mbështesnin Ukrainën. /FolDrejt/