Pas takimit gati 5 orësh që pati me nikoqirin në Kremlin, vendosi të kthehet këmbë në hotel, duke i rënë gjerë e gjatë Sheshit të Kuq.
Pavarësisht muhabeteve të gjata e të mundimshme, presidenti Francez Emanuel macron nuk ia doli ta zbut homologun e tij, Vladimir Putin.
Ky i fundit paralajmëroi luftë bërthamore, nëse Ukraina i bashkohet NATO-s.
Macron, megjithatë, nuk u dorëzua dhe pas Moskës, shkoi në Kiev për t’u parë e bsieduar këtu me presidentin Volodymyr Zelensky.
Francezi vazhdon të besojë se kriza e rëndë Rusi-Ukrainë mund të zgjidhet me diplomaci.
Vizita të rëndësishme diplomatike në Ukrainë po realizojnë edhe personalitete tjera të Evropës.
Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock nuk u ndal vetëm në Kiev.
Ajo, të martën shkoi në zonat e fronti lindor të Ukrainës , ku forcat qeveritare po bëhen gati për luftë të mundshme me separatistët e mbështetur nga Rusia. Ajo tha se deshi të shohë me sytë e saj luftën midis Evrope.
Kievin, të martën, e vizituan edhe ministri i jashtëm cek dhe homologu i tij austriak. Të dy vunë kurora lulesh në memorialin e ushtarëve të vrarë në ukrainën lindore. Ky veprim u pa si shprehje solidariteti dhe mbështetje për vendin dhe popullin nikoqir.