Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur sot një vizitë dyditore në Holandë, gjatë së cilës do të mbajë një fjalim mbi vizionin e tij për të ardhmen e Evropës.
Pas mbërritjes në Amsterdam, Markon është planifikuar të vendosë një kurorë në monumentin kombëtar holandez në qendër të qytetit, raporton AP, përcjell Fol Drejt.
Më pas ai do të udhëtojë për në Hagë, ku fillimisht do të takohet me krerët e dy dhomave të Parlamentit holandez dhe më pas do të mbajë fjalimin e paralajmëruar./FolDrejt/