Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se Franca duhet të përmirësojë disponueshmërinë e kujdesit paliativ dhe njoftoi se një projektligj për eutanazinë duhet të përfundojë deri në fund të verës.
Macron tha se projektligji do të bazohet në punën e një grupi prej 184 shtetasish francezë të përzgjedhur rastësisht, të cilët kanë debatuar këtë çështje që nga dhjetori i kaluar, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Grupi përfundoi punën e tij këtë fundjavë dhe 76 për qind e anëtarëve të grupit thanë se favorizonin lejimin e një forme eutanazie për ata që e dëshironin atë./FolDrejt/