Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë të hënën se ai nuk është “as pro-rus dhe as anti-rus, por është pro-europian.”
Këto deklarata ai i bëri gjatë vizitës së parë si president në Poloni, pranë kolegut Andrzej Duda dhe kryeministrit Mateusz Morawiecki, shkruan foldrejt.com.
Franca tashmë ka kërkuar të krijohet si një pakt i përbashkët mes Gjermanisë, Francës dhe Polonisë për të forcuar boshtin e BE-së. Kjo duket më aktuale se kurrë pas Brexit./Foldrejt.com