Presidenti francez Emmanuel Macron beson se “nuk mund të ketë një flamur rus në Lojërat Olimpike në Paris”.
Rusia “nuk ka vend në një kohë kur po kryen krime lufte”, tha presidenti në një intervistë për të përditshmen “L’Equip”.
I pyetur për praninë e mundshme të atletëve rusë në baza individuale, Macron u përgjigj: “Unë do të doja që të ishte një vendim i ndërgjegjes së botës olimpike (…) nuk është vendi pritës ai që duhet të vendosë se çfarë duhet të bëjë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.”/FolDrejt/