Me rastin e vendimit të Këshillit Kushtetues të Francës, i cili i dha dritën jeshile reformës jopopullore të sistemit të pensioneve, e cila rrit me dy vjet moshën e pensionit, presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se motoja e tij është “kurrë dorezohu”.
Macron iu referua vendimit të Këshillit Kushtetues gjatë një vizite në Katedralen Notre Dame në përvjetorin e zjarrit që shkatërroi simbolin e famshëm të Parisit, ndërtimi i të cilit filloi në 1163 dhe përfundoi në 1345.
Ndërkohë Francois Ruffin, një deputet nga partia e majtë LFI, akuzoi qeverinë në Twitter se shpalli ligjin e pensioneve “si hajdutët natën”./FolDrejt/