“Për një ndryshim të thellë të natyrës së luftës në Ukrainë ”, thotë presidenti i Francës, Emmanuel Macron , pas sulmeve me raketa kundër të gjithë territorit ukrainas.
Këto ” goditje të qëllimshme nga Rusia kundër të gjithë territorit ukrainas dhe kundër civilëve përbëjnë një ndryshim të thellë në natyrën e kësaj lufte ,” tha presidenti francez, duke shtuar se ai do të mblidhte menjëherë këshilltarët e tij diplomatikë dhe ushtarakë për të shqyrtuar situatën, shkruan prototheme.gr, transmeton Fol Drejt.
Macron më herët shprehu mbështetjen e tij të plotë për Ukrainën gjatë bisedës së tij telefonike me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe shprehu angazhimin e Francës për rritjen e ndihmës për Kievin, duke përfshirë dërgimin e pajisjeve ushtarake, njoftoi presidenca franceze.
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës gjatë orës së pikut të mëngjesit, duke goditur objektiva civile, duke vrarë civilë dhe duke shkatërruar infrastrukturën civile në një lëvizje për t’u hakmarrë ndaj shpërthimit të urës së Kerçit të Vladimir Putin, të cilën ai e përshkroi si një “sulm terrorist”.
Në Varshavë, Ministri i Jashtëm Zbigniew Rau foli për një “krim lufte”.
“Bombardimet e sotme ruse janë një akt barbar dhe një krim lufte”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm polak. “Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë. Ne jemi me ju, Ukrainë!”/FolDrejt/