Presidenti francez, Emmanuel Macron ka lavdëruar skuadrën e vendit të tij pavarësisht humbjes nga Argjentina dhe ka uruar kampionët e rinj të botës, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Urime skuadrës franceze për rrugëtimin dhe luftimin e saj në këtë botëror. Ju keni emocionuar kombin dhe mbështetësit në mbarë botën”, shkroi Macron, i cili mori pjesë në finalen në stadiumin Lusail.
“Urime Argjentinës për fitoren e tyre”, shtoi ai. /FolDrejt/