Duket që pas një pushimi disamujor, retorika e të ashtuquajturës “islamit radikal” është shfaqur nëpër mediat perëndimore. Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ndikuar edhe nga një sulm i përgatitur kundër Charlie Hebdo, në fjalimin e tij në Les Mureaux (afër Parisit) ka paralajmëruar një ligj të ashpër kundër radikalizmit islam, duke krahasuar me ligjin e 1905 të laicizmit francez.
“Islami është fe që është në krizë në gjithë botën,”, “shekullarizmi është themeli i unitetit Francez”, ishin disa shprehje kontestuese të Macronit, i cili tashmë udhëheq shtetin me rreth 10 përqind muslimanë.
Ligji kundër Islamit pritet të paraqitet në dhjetor 2020, por se çfarë do përmbajë ai, mbetet për t’u shikuar./Foldrejt.com