Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se qeveria franceze do të ndajë dy miliardë euro për të ulur taksat për klasën e mesme.
“I kërkova qeverisë të dalë me propozime, për dy miliardë euro, që do të fokusohen në klasën e mesme”, tha Macron në një intervistë për TF1, përcjell Fol Drejt.
Ai theksoi se dy miliardë euro do të jenë pjesë e planit buxhetor deri në vitin 2027, sikur nuk do t’i referohen uljes së detyrimeve apo kontributeve./FolDrejt/