Presidenti francez Emanuel Macron tha sot se hyri në fushatën presidenciale më vonë se sa donte, me pretendimin se programi social i rivales Marin Le Pen është një gënjeshtër.
“Unë hyra vonë në fushatë. Megjithatë, hyra në të me një shpirt fitues, jo me një shpirt humbës,” tha Macron për radion RTL, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.
Macron, rizgjedhja e të cilit si president i Francës në zgjedhjet e së dielës disa javë më parë u pa si një punë e përfunduar, ka ende një avantazh ndaj rivalëve, por ky avantazh tani është “shkrirë”./FolDrejt/