Presidenti francez shtoi se nuk e përjashtoi mundësinë që së shpejti të udhëtojë në Kiev, raporton Le Figaro.
Presidenti francez Emanuel Macron vlerësoi sot se kolegu i tij rus Vladimir Putin bëri një “gabim historik dhe themelor” kur sulmoi Ukrainën dhe se tani është “i izoluar”.
“Unë mendoj dhe i thashë se ai bëri një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, tha Macron në një intervistë për mediat rajonale franceze./FolDrejt/