Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se qeveria franceze po zhvillon një dialog me sindikatat për planet për reformën e pensioneve dhe rritjen e moshës së pensionit.
“Ka sfida, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndalemi”, tha Macron, i cili, sipas Reuters, kishte thënë prej javësh se reforma e pensioneve do të zbatohej.
Ai shtoi se është normale që sindikatat të shprehin pakënaqësi dhe vlerësoi se demonstratat ishin paqësore, transmeton Fol Drejt.