Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi se vendi i tij është i vendosur të vazhdojë solidaritetin e tij me Turqinë, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Macron bëri deklaratë në turqisht nga Twitter-i, pas video-konferencës që zhvilloi me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.
“Forcat franceze të sigurisë civile mbërritën në rajon dhe morën pjesë në punimet e kërkim-shpëtimit menjëherë pas tërmetit me qendër në Kahramanmaraş”, tha Macron i cili shtoi se 100 të plagosur trajtohen çdo ditë në spitalin fushor që Franca instaloi në rajonin Gölbaşı në qytetin Adıyaman.
“I konfirmova presidentit Erdogan se vazhdojmë të qëndrojmë plotësisht të mobilizuar dhe në solidaritet”, deklaroi Macron.
Ai theksoi se me presidentin Erdogan kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth luftës në Ukrainë. “Duhet të intensifikojmë edhe më shumë mbështetjen tonë për të siguruar që Ukraina të fitojë. Gjithashtu duhet të vazhdojmë të rrisim presionin mbi Rusinë për ta bërë atë që të heqë dorë nga sulmi i saj”, tha Macron./FolDrejt/