Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të diskutojë mungesën e ushqimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë gjatë vizitës së tij katër-ditore në Kamerun, Benin dhe Guinea-Bissau, tha një zyrtar nga Pallati Élysée.
“Pasojat e luftës në Ukrainë ndjehen fuqishëm në kontinentin afrikan, i cili është shumë i varur nga eksportet bujqësore ukrainase”, tha zëdhënësi.
“Udhëtimi do të jetë një mundësi për të forcuar qëndrueshmërinë tonë kolektive ndaj krizave ushqimore dhe për të promovuar investimet afatgjata në bujqësi në vendet e cenueshme, veçanërisht në Afrikë.”
Macron do të takohet të martën me presidentin 89-vjeçar të Kamerunit, Paul Biya. Ky është udhëtimi i parë i një presidenti francez në vend që nga viti 2015, shkruan CNN./21Media