Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq u takua sot me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris, ku po merr pjesë në forumin e paqes.
“Takime dhe bisedime të mira në forumin e paqes”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.
Vuçiq tha në njoftimin se në forumin e paqes në Paris është takuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dmitri Kovaçevski, me anëtarin serb të Presidencës së BeH, Zheljko Cvijanoviq dhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.