Franca dërgon armë në Ukrainë. Presidenti Zelensky shkroi në Twitter se ai kishte folur me presidentin e Francës, Macron të shtunën herët në mëngjes e tha se “filloi një ditë e re në vijën e frontit diplomatik”.
“Koalicioni kundër luftës po funksionon!” shkroi Zelensky në Twitter.
Të shtunën, Macron postoi një video të tij duke deklaruar: “Lufta do të zgjasë – ne duhet të përgatitemi për të!”, raporton BBC.