Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për konsumimin dhe blerjen e produkteve franceze, duke vënë theksin mbi mbrojtjen e “sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit” në aspektin e luftës Ukrainë-Rusi dhe të krizës së energjisë dhe klimës.
Sipas lajmit të BFMTV, Macron ka mbajtur një fjalim në festivalin bujqësor në ambient të hapur në qytetin Outarville, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Mbrojtja e ‘sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit’ në aspektin e luftës Ukrainë-Rusi dhe të krizës së energjisë dhe klimës është lufta më e madhe”, ka thënë Macron i cili u ka bërë thirrje qytetarëve francezë që të konsumojnë dhe të blejnë produktet me origjinë franceze.
“Po kalojmë në një kohë të vështirë, serioze dhe specifike në vetvete që kërkon mobilizimin e të gjithëve”, deklaroi Macron, i cili më tej vuri theksin për nevojën e sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit.
Krahas nevojës për të shpëtuar nga varësia e produkteve bujqësore si plehu i ardhur nga Rusia dhe Bjellorusia, Macron theksoi nevojën për t’u përballur me çmimet e energjisë në rritje të cilat “në luftë janë armë” për Moskën./FolDrejt/