Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare të së dielës treguan se aleanca centriste “Së bashku” e udhëhequr nga Macron po hyn në raundin e dytë të zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit me një avantazh shumë të vogël ndaj të majtës.
Presidenti francez Emanuel Macron u bëri thirrje sot qytetarëve që t’i japin partisë së tij një shumicë bindëse në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen të dielën, më 19 qershor.
“Nuk do të kishte asgjë më të keqe se t’i shtoni trazirave franceze trazirave ndërkombëtare,” tha Macron para se të nisej për në Rumani, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.