Presidenti francez deklaroi se Franca dhe Gjermania nuk do të zhvillojnë bisedime për një armëpushim me Rusinë në vend të Kievit, dhe se i takon Ukrainës dhe udhëheqjes së saj të vendosin se kur dhe në çfarë kushtesh do të vazhdojnë bisedimet me Moskën.
“Ukraina duhet të vendosë vetë nëse do të pranojë ndonjë lëshim territorial ndaj Rusisë në mënyrë që t’i japë fund luftës”, tha presidenti francez Emanuel Macron sot në një intervistë për televizionin TF1 gjatë një vizite në Kiev.
“Kjo varet nga Ukraina të vendosë”, tha Macron, duke iu përgjigjur pyetjes se cilat lëshime, përfshirë në territorin e saj, duhet të pranojë Ukraina, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.