Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur përmes telefonit me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe i ka dhënë atij një shpjegim “shterrues” të arsyeve të veprimeve të Rusisë në Ukrainë, thotë Kremlini.
Vetë Macron ishte ai që kishte kërkuar këtë bisedë telefonike, ndërkohë që palët janë pajtuar që të mbesin në kontakt, shkruan BBC.
Macroni ka thënë se kërkuar që Putini të ndërpresë operacionet ushtarake në Ukrainë.
Presidenti francez është përpjekur të shmangë një pushtim rus në javët e fundit, duke përfshirë edhe mbajtjen e bisedimeve me Putinin në Kremlim.