Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, duke e quajtur atë një mike të Francës dhe një mbretëreshë zemërmirë.
“Madhëria e saj Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet. E mbaj mend si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë që ka lënë mbresa të qëndrueshme në vendin dhe shekullin e saj”, ka shkruar Macron në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
Mbretëresha Elizabeth II vdiq pak orë më parë, në moshën 96 vjeçare.