Disa mijëra persona dolën mesditën e sotme në rrugët e Madridit për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të protestuar kundër reformës së kujdesit shëndetësor parësor që sipas tyre po zbatohet nga qeveria rajonale e Isabel Diaz Aiuso.
Protesta është organizuar nga Shoqata për Mbrojtjen e Shëndetit Publik (FADSP), e cila përfshin 74 grupe më të vogla sociale, raporton “El Pais”.
Me sloganin “Madridi ngrihet në këmbë dhe kërkon shëndet publik dhe zgjidhje për Planin e Kujdesit Parësor Shëndetësor”, protesta nisi në orën 12:00./FolDrejt/