Banesat në Madrid janë gjithnjë e më të shtrenjta dhe gjithnjë e më pak njerëz mund të përballojnë të jetojnë vetëm dhe për këtë arsye një numër i madh i atyre që divorcohen detyrohen të jetojnë së bashku.
Nën titullin “Derisa të na copëtojnë çmimet e shtëpive”, e përditshmja madrilene El Pais shkruan se pamundësia për të paguar vetëm qiranë detyron shumë njerëz të vazhdojnë të jetojnë me ish-partnerët e tyre, përcjell Fol Drejt.
Avokati Alberto García Cebrian thekson se 30 për qind e çifteve që vendosin të divorcohen nuk e përfundojnë divorcin sepse nuk mund të përballojnë kostot e një jete të ndarë dhe shton se më parë kjo ndodhte vetëm me 10 për qind të çifteve./FolDrejt/