Sipas UOL Esporte, Real Madrid ka arritur një marrëveshje verbale me Palmeiras për nënshkrimin e yllit Endrick. Ata thuhet se do të paguajnë një tarifë prej 70 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e tij. Kështu që talenti brazilian pritet t’i bashkohet në korrik 2024 pasi të mbushë 18 vjeç.
Endrick ka mahnitur shumë klube të mëdha me talentin e tij, përfshirë PSG-në dhe Chelsean të cilët ishin të gjithë të interesuar për të, megjithatë, ata kanë humbur ndaj Real Madridit, thuhet në raport, transmeton Fol Drejt.