Sipas gazetës spanjolle Defensa Central , kampioni në fuqi i La Ligës, Real Madridi ka hyrë në garë për të nënshkruar me Cody Gakpo nga PSV, shkruan Goal, transmeton Fol Drejt.
Los Blancos thuhet se kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e sulmuesve me shpresën për nënshkrimin e tij.
Sulmuesi holandez është sulmuesi më i kërkuar në Evropë dhe për shkak të bëmave të tij për PSV-në dhe ekipin e tij kombëtar, Gakpo po shikohet nga elitat evropiane.
Me Carlo Ancelottin që synon një sulmues për të ardhmen, Gakpo mund të përmbushë plotësisht kërkesat e italianit./FolDrejt/