Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, me ç’rast është dhunuar një e mitur.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 11 korrikut, rreth orës 20:30, në magjistralrn Ferizaj – Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, si pasojë e këtij rasti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovar (e mitur).
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/