Harry Maguire edhe një herë bëri bujë në Angli pasi shënoi autogol në fitoren 3-1 kundër Skocisë.
Lojtari që deri në ardhjen e Joshko Guardiol në Manchester City, kishte transferimin më të shtrenjtë mes mbrojtësve në historinë e futbollit, bëri një gabim të ri për të cilin u vu në qendër të kritikave.
Në minutën e 67-të kur Robertson realizoi një goditje nga këndi dhe mbojtësi i Manchester United goditi në mënyrë të ngathët topin që shkoi në rrjetën e tij. Maguire e nisi ndeshjen në pankinë, dhe sapo hyri në fillim të pjesës së dytë, u bë objektivi i tifozëve.
Trajneri i Kombëtares, Gareth Southgate, fajëson të gjithë ata për reagimet e gabuara të Maguire.
“Ai ishte madhështor kundër Ukrainës në fundjavë. Ky reagim është për shkak të idiotëve jashtë ekipit që kanë bërë këtë atmosferë.” tha Southgate, duke shtuar. :
“Ne po krijojmë një problem për lojtarët tanë. Disa nga artikujt e shkruar, disa nga komentet, janë për të qeshur. Ne kemi qenë gjithmonë në gjendje të mbështetemi tek ai gjatë një prej periudhave më të suksesshme në futbollin anglez. Unë mund t’i kuptoj tifozët skocezë, ata po argëtohen, por kjo që po i bëjmë vetes është qesharake. Lëreni të qetë.” /FolDrejt/