Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, premtoi sot se do ta mbajë vendin në një kurs pro-perëndimor dhe si një vend që i jep mbështetje të fortë Ukrainës, pavarësisht se po lufton me, siç tha ajo, “energjinë ruse dhe shantazhin politik”.
Presidentja moldave Maja Sandu tha se moldavët janë gati të paguajnë çmimin për lirinë e tyre.
“Dua që të gjithë të dinë se Moldavia ka zgjedhur të jetë e lirë dhe vazhdon në rrugën e saj evropiane pavarësisht nga rrethanat,” tha Sandu në parlamentin rumun gjatë një vizite në atë vend anëtar të Bashkimit Evropian, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.