Kryeministri i Ishujve të Virgjër Britanikë, Andrew Fahi, u arrestua në Miami për pastrim parash dhe konspiracion të dyshuar për kontrabandën e kokainës, sipas kallëzimit penal të Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA), shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Fahi u arrestua të enjten në aeroportin e Majamit së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual të këtij territori britanik përtej detit, thuhet në raportin, i cili përmban edhe dëshminë e gjerë të informatorit sekret./FolDrejt/