Xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në rrugë të mirë për të siguruar medalje në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”. Majlinda fitoi me ippon në çerekfinale ndaj Karolina Pienkowska-s së Polonisë, në kategorinë -52 kg. E po ashtu, me Ippon fitoi edhe Nora Gjakova, e cila mundi Pauline Starje-n e Gjermanisë, në kategorinë -57 kg. Majlinda në gjysmëfinale do të takohet me Amandine Buchard të Francës.