Policia japoneze po i drejtohet armëve qetësuese në një përpjekje për të frenuar valën e sulmeve të majmunëve të egër që kanë terrorizuar banorët.
Javët e fundit, 42 persona janë raportuar të lënduar në qytetin Yamaguchi, përfshirë fëmijë dhe të moshuar.
Për sulmet fajësohen makakët japonezë, transmeton rtv21.tv.
Megjithatë, ata janë një pamje e zakonshme në pjesë të mëdha të vendit, por incidente si këto janë të pazakonta.
Përpjekjet për të kapur kafshët me kurthe dështuan.
Lëndimet kanë qenë të ndryshme, raportohet se viktimat kanë marrë nga gërvishtjet, kafshimet e këmbëve dhe duarve, deri te qafa dhe stomaku i kafshuar.
Dikur një specie e pambrojtur, numri i makakëve japonezë është rritur kohët e fundit. Tani ato janë të listuara nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës si një specie “më pak shqetësim”./21Media