Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përgatitur.
Kërkon vetëm pak minuta për t’u përgatitur port ë mrekullon me shijen e saj.
Makaronat me brokoli dhe gjizë janë ideale për t’u shijuar gjatë darkës, kombinimi i shijes së tyre është perfekt.
Përgatitja e Makaronave me Brokoli dhe Gjizë
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
1 pako makarona të gjata ose sipas dëshirës
300 gr brokoli të ndarë në degëza të vogla
6-7 lugë tue plota me gjizë të freskët
Kripë
Vaj ulliri
2 thelpinj hudhra
Përgatitja
Mbushni një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në zjarr. Sapo të nisë uji të vlojë shtoni kripë dhe disa pika vaj ulliri.
Kur uji të jetë duke vluar shtoni aty degëzat e brokolit dhe lërini të ziejnë për maksimumi 6-7 minuta.
Më pas hiqni brokolit nga uji që po ziejnë dhe në tenxheren që zjetë brokolit shtoni makaronat dhe lërini të ziejnë aq minuta sa thuhet në pakon mbështetjellëse të tyre.
Ndërkohë që makaronat ziejnë, vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vaj ulliri dhe hudhrat e shtypura kaurisini për shumë pak, shtoni më pas gjizën dhe vijoni ta kaurdisni.
Më pas shtoni degëzat e brokolit dhe kaurdisini të gjitha bashkë për maksimumi 2 minuta.
Kur makaronat të kenë zierë sipas minutazhit të caktuar largojini nga zjarri dhe kullojini nga uji.
Makaronat e kulluara transferojini sërish në tenxheren që tashmë e keni bosh, shtoni aty salcën e përgatitur me brokoli, gjizë dhe hudhra dhe përzjeini mirë të gjitha bashkë.
Servirini të ngrohta dhe më shumë shije mund t’i shoqëroni apo spërkasni me pak djathë kaçkavall të grirë sipër./AgroWeb.org