Makaronat janë shpesh opsioni i parë për ta përgatitur për drekë.
Kjo pse procedura e përgatitje është mjaft e lehtë dhe mund të bëhen kombinime të ndryshme, përcjell Fol Drejt.
Përbërësit që ju nevojiten:
– 500 g djathë feta
– 500 g domatina
– 4 lugë vaj ulliri
– 1 1/2 lugë rigon
– 1 1/2 lugë çaji piper i bluar
– 200 gr makarona
Përgatitja:
Lani domatinat.
Një pjatë e papërshkueshme nga furra me vaj të lehtë, më pas në mes vendoset djathi dhe rreth e qark domatinat
Hidhni vaj ulliri mbi gjithçka dhe piqni në 200 gradë për rreth gjysmë ore.
Ziejmë makaronat dhe i kullojmë.
Pas gjysmë ore nxjerrim nga furra fetën dhe domatet qershi dhe i grijmë me pirun.
Shtoni erëzat dhe përzieni, më pas kthejeni në furrë për dhjetë minuta.
Më pas shtojmë makaronat, i përziejmë derisa të bashkohet salca.
Shërbejeni të ngrohtë./FolDrejt/