Makina inteligjente ka evidentuar sot sërish të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.
Gjatë aksioneve njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka shtuar orët e monitorimit të qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan-Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISE
Gjatë ditës së sotme, deri në orën 22:30 janë evidentuar 334 drejtues mjetesh në shkelje, nga makina inteligjente, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën. Raporton Balkanweb percjell Fodrejt.com