Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milot- Thumanë pranë Fushë Gjormit, orët e para të mëngjesit të sotëm. Një person raportohet se ka mbetur i lënduar.
Drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur, ndërsa trafikndarësja ka përshkuar tej për tej mjetin. Shoferi ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Policia po heton shkaqet e aksidentit./abcnews.al/