Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”.
Mësohet se L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç.
Dy të aksidentuarit, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al/