Së paku 47 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet masive në Malajzi që nga e diela, bëjnë të ditur mediat lokale, transmeton Fol Drejt.
Shumë rajone në vend u përmbytën për shkak të shirave të dendur që ishin efektive për tri ditë, theksoi Asian News International, shkruan AA.
Zyrtarët e policisë raportuan se numri i personave që humbën jetën nga përmbytjet është rritur në 47 dhe po bëhen përpjekje për pesë persona të tjerë të zhdukur, thuhet më tej.
Më herët, rreth 33.000 njerëz ishin evakuuar, kryesisht nga shteti më i goditur Pahang, ndërsa qeveria u kritikua për mosbërjen e paralajmërimeve të nevojshme para shirave.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, zonat e prekura nga përmbytjet përfshijnë Selangor, Kelantan, Terengganu, Pahang, Melaka, Negeri Sembilan, Perak dhe Kuala Lumpur.