292 persona vdiqën nga epidemia e kolerës dhe 9447 u infektuan në qytetin Blantyre në Malavi, njoftoi sot Ministrja e Shëndetësisë e atij vendi, Kumbize Chiponda.
Kështu, shkalla e vdekjeve u rrit në 3.1 për qind, krahasuar me dy për qind të prillit, raporton Reuters.
Shumica e të vdekurve ishin në katër rrethet në kufi me Liqenin Malawi dhe në Blantyre, qyteti i dytë më i madh në atë vend, sipas agjencisë britanike, transmeton Fol Drejt.