Të paktën 10 persona kanë humbur jetën herët mëngjesin e sotëm nga zjarri në kryeqytetin e Maldiveve, Male, dhe një person ndodhet në gjendje kritike për jetën, tha policia.
Një zëdhënës i policisë tha se kombësia e punëtorëve të vdekur ende nuk ishte përcaktuar, por ambasada indiane në Maldive tha në Twitter se indianët ishin mes viktimave.
Zjarri shpërtheu në një ndërtesë për strehimin e punëtorëve të huaj pak pas mesnatës me orën lokale, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.