Malet Taurus të mbuluara nga bora që ka rënë në prill në rajonin Seydişehir të qytetit Konya në Turqi, kanë marrë pamje të mrekullueshme me shafranin (crocuses) që ka çelur kohë më parë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Me shkrirjen e borës përjetohet një bukuri e veçantë në malet Taurus ku shtëpitë kanë mbetur nën borën, trashësia e së cilës la shkuar në disa metra duke rënë në muajt e dimrit.
Rrafshnaltat, të cilat kanë një bukuri të veçantë në çdo stinë, bëhen edhe më të bukura me pamjen që ofrojnë bimët e shafranit që ushqehen me ujin e shkrirë nga bora.
Ata që i shohin magjepsen me bimën e shafranit që çel me ardhjen e pranverës në vendin malor Karakışla në një distancë prej 30 kilometrash nga Seydişehir. Pavarësisht se është muaji prill bora mbi shafranin ofron një interes për të apasionuarit për natyrën dhe atyre të fotografisë.
Personat e apasionuar pas fotografive që duan t’i përjetësojnë këto bukuri i reflektojnë pamjet e borës dhe të shafranit në kornizat e tyre fotografike pasi mbërrijnë në rajon nëpërmjet një udhëtimi të vështirë.
Mesut Bükücü, një nga personat nga Seydişehir i cili ka ardhur në vendin malor Karakışla për fotografi në një deklaratë për AA tha se është i apasionuar pas fotografisë.
“Kohën e lirë e kaloj vazhdimisht në Taurus. Këtu është vendi malor Karakışla. Vijmë këtu në fund të prillit për të fotografuar, për të marrë pamje nga shafrani i cili është edhe lajmëtari i verës. Sot jemi me fat që kemi fotografuar shafranin nën dëborë. Këtu është një mrekulli natyrore. Çdo gjë është e bukur që nga pozita gjeografike dhe pozicioni. Është një vend që të gjithë duhet ta vizitojnë”, tha Bükücü.