Situata po bëhet shqetësuese në Malin e Çikës, ku flakët vijojnë të përhapen.
Banorët raportojnë se zjarri është duke përparuar dhe ka marr drejtimin duke iu afruar fshatit Dhërmi. Zjarri është aktiv prej tri ditësh dhe pasditja ka sjellë shqetësim edhe te pushuesit në plazh.
Parku i Llogorasë nuk është i rrezikuar, por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.
Drejt zonës janë nisur zjarrfikës së Himarës, por nuk ka pasur ende asnjë rezultat në fikjen e flakëve. Ndërkohë janë djegur sasi e konsiderueshme pyjesh me shkurre. /abcnews.al/