Në email adresën e kryeqytetit Podgoricë erdhën mesazhe kërcënuese, të nënshkruara nga organizata ekstremiste “Shteti i Burrave”, themelues i të cilit është shtetasi rus Vladislav Pozdnjakov.
Në adresën e postës elektronike të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë, ka mbërritur një mesazh kërcënues, i nënshkruar nga organizata ekstremiste “Shteti i Burrave”, themeluesi i së cilës është shtetasi rus Vladislav Pozdnjakov, shkruan AA.
Mesazhi thekson disa kërkesa dhe në rast të mosrespektimit, ata kërcënuan se do të hedhin shkollat në erë.
Mesazhi nxjerr në pah kërkesat për ndryshimin e qeverisë në Mal të Zi dhe ndryshimin e udhëheqjes së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.
“Në rast të mosrespektimit të asaj kërkese do të hedhim në erë të gjitha shkollat”, thuhet në mesazh.
Nga Podgorica kanë bërë të ditur se për rastin kanë njoftuar organet kompetente.
“Presim reagimin e tyre”, thonë nga kryeqyteti malazez.
Disa administrata të shkollave në Podgoricë u bënë thirrje prindërve që t’i marrin fëmijët e tyre më herët nga institucionet. Kjo pasoi pas disa raportime për pretendime të bombave në shkolla./FolDrejt/