Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot në emër të Qeverisë pritet të nënshkruajë një Memorandum Mirëkuptimi me Enerflex Energy Systems dhe Wettington Energy Innovation, i cili përfshin mbështetjen për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në Mal të Zi, d.m.th. instalimin e një terminal për importin e gazit natyror të lëngshëm.
Në seancën e së enjtes, më 11 maj, Qeveria e Malit të Zi autorizoi Abazoviqin për nënshkrimin e Memorandumit, me të cilin nisin negociatat për realizimin e dy projekteve të infrastrukturës energjetike.
I pari është ndërtimi dhe instalimi i një terminali fiks për importin e gazit natyror të lëngshëm në Mal të Zi dhe magazinimi i mëtejshëm, rigazifikimi dhe transporti i tij, dhe projekti i dytë është ndërtimi dhe instalimi i një termocentrali me gaz të gjelbër, transmeton Fol Drejt.