Në Mal të Zi ka nisur një peticion për ndalimin e rrjetit social Tik-Tok, ndërsa formulari i nënshkrimit elektronik është publikuar edhe në faqen e Kuvendit të Malit të Zi.
Në tekstin e peticionit, theksohet se kjo platformë ndikon jashtëzakonisht keq tek fëmijët dhe të rinjtë, sepse shfaq përmbajtje të papërshtatshme për një numër të madh njerëzish.
“E njëjta përmbajtje është krijuar nga më të vegjlit tanë, me shpresën se do të bëhet popullore, që është një nga vlerat e gabuara që promovohet në këtë platformë – popullariteti. Fëmijët duhet të jetojnë jetën e fëmijëve, të kenë fëmijëri, të shijojnë çdo ditë të jetët e tyre dhe të mos jenë ‘të njohura’ dhe të kenë modele që nuk mund t’u mësojnë asgjë”, thuhet në peticion./FolDrejt/