Liderët e partive opozitare malazeze mbajtën një takim në Podgoricë ku diskutuan zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 19 mars dhe kandidatin e përbashkët të opozitës për president të ri të Malit të Zi.
Shumica e pjesëmarrësve në takimin e sotëm besojnë se opozita duhet të paraqesë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale.
Portali RTCG raporton se në takim morën pjesë përfaqësues të opozitës parlamentare – Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Partia Socialdemokrate (SDP), Social Demokratët (SD), Partia Liberale dhe partitë e pakicave, transmeton Fol Drejt.