Dikur ishin të bashkuar në një shtet, kishin thuajse një komb dhe një fe, kurse sot Ukraina dhe Rusia janë në luftë për territore dhe për ndarjen e njërit tjetrit nga feja e ortodoksisë. Ngjashëm po ndodh së fundi edhe me Malin e Zi dhe Serbinë, pavarësisht se në rastin e fundit, Patriarkana e Stambollit nuk është në përkrahjen e Malit të Zi, siç ishte me rastin e Ukrainës, informon foldrejt.com.
Por kjo nuk e ka ndaluar qeverinë e Malit të Zi, të votojë një ligj kontestues, në të cilën shpall të gjitha Kishat ortodokse të ndërtuara para 1918 si të sajat, dhe me çrast u jepet në pronësi kishës së sapolindur autoqefale të Malit të Zi (1993).
Kjo ka ngjallur frikën e Kishës Autoqefale Serbe dhe Serbisë që mund të humbin kontrollet mbi kishat dhe manastiret dhe Malin e Zi respektivisht.
Ndaj votimit të parlamentit malazez, ka reaguar ashpër opozita pro-serbe e Andrija Mandic, duke paralajmëruar “më të keqen” në rast se hyn në fuqi ligji. Ai u ka bërë thirrje edhe veteranëve serb të luftërave për të dalë edhe një herë në luftën “kundër ortodoksisë”.
Por dobësimi i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi është pjesë e projektit të presidentit malazez Milo Gjukanoviq, që të pavarësohet sa më shumë nga Serbia. Ai dikur edhe ndryshoi me tre shkronja alfabetin serb, për të fituar një gjuhë të re – malazezçen.
Në Malin e Zi jetojnë rreth 70 përqind ortodoksë (deri tani shumica pjesëtarë të kishës serbe), 20 përqind muslimanë dhe të tjerët që janë katolikë ose ateistë. Në rast se funksionon siç duhet ndarja dhe njohja e Kishës Malazeze, atëherë shumica do ishin pjesë e kësaj kishe./Foldrejt.com