Mali është ankuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për Francën, të cilën e akuzon për armatosjen e grupeve terroriste dhe sigurimin e tyre me inteligjencë.
Sipas “Jeune Afrique”, në një letër të datës 16 gusht drejtuar KS-OKB-së, ministri i Punëve të Jashtme i Malit, Abdoulaye Diop, akuzoi Francën për ofrimin e inteligjencës dhe për armatosjen e grupeve të armatosura në vend, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në letrën e tij, Diop tha se hapësira ajrore e vendit të tij është shkelur vazhdimisht nga Franca dhe kërkoi një takim urgjent për situatën në fjalë.
Diop po ashtu theksoi se ata mund të paraqesin prova konkrete në KS-OKB se Franca ofron ndihmë me inteligjencë dhe armë për terroristët.
Franca tërhoqi njësinë e saj të fundit ushtarake në operacionin Barkhane në Mali më 15 gusht. Operacioni Barkhane filloi 9 vjet më parë dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, në muajin shkurt njoftoi se operacioni do të përfundojë brenda këtij viti./FolDrejt/